ShowBizzz

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet!

Këngëtarja e njohur shqiptaro-amerikane, Enisa, ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të dhe ka zgjedhur ta ndajë këtë moment me ndjekësit në TikTok përmes një videoje mjaft të sinqertë.

E veshur me një fustan elegant ngjyrë argjendi dhe plot shkëlqim, Enisa ka bërë një deklaratë personale për jetën e saj private që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

“Sapo mbusha 30 vjet sot, që do të thotë se kam qenë beqare dhe e virgjër zyrtarisht për 3 dekada,” – shkruan këngëtarja në mbishkrimin e videos.

Megjithatë, ajo e ka balancuar këtë rrëfim me sukseset e mëdha që ka arritur në jetën e saj profesionale dhe personale. Enisa theksoi se ndihet më e përmbushur se kurrë, duke shtuar: “Por gjithashtu kam marrë punën e ëndrrave të mia, kam një familje mbështetëse, nuk kam miq inatçinj, kam paqe mendore dhe do të publikoj albumin tim të parë këtë vit.”

Postimi i saj është pritur me qindra komente mbështetëse dhe mijëra pëlqime nga fansat, të cilët jo vetëm e kanë uruar për ditëlindjen, por e kanë përgëzuar për sinqeritetin dhe kanë shprehur entuziazmin për albumin e saj të parë që pritet të hidhet në treg këtë vit.

@enisaThis is 30!!🎂♥️
♬ som original – Lyrics™

Të Ngjashme