Autori: Adea Mustafaj
Lotët e ka të vështirë t’i mbaj, kur flet për vëllaun dëshmor.
Nesemi Elshani, bashkë me Agron Fetahun, Halim Hotin e Hilmi Krasniqin, ranë heroikisht 36 vite më parë, në atë që tash njihet si “Flaka e Janarit”.
Të katër heronjët u vranë në demonstratat për liri, të cilat asokohe i udhëhiqte intelektuali dhe aktivisti Ukshin Hoti.
“Vëllau ynë shumë i ri ka vdekur, majna shumë sende n’mend, po fytyrën, duart, flokët që ka punu natë e ditë për këtë shtet. Sot po ia kalb toka, pse veç se ka lyp liri, veç pse ka lyp liri me liru popullin. Njerëzit e pafajshëm kanë dalë, i kanë mbyt. Na e ka lonë një bebe shumë të vogël. Beba jonë kurrë nuk ka thirrë babë. Beba jonë veç kur ka ra te vorret ka thonë: “Nano, ku është vorri i babit tem?””, ka thënë Elshani.
Për familjarët, Elshani kishte një porosi.
“Shumë kishte qef edhe na ka lonë amanet e thojke: “Nëse këputet një hallkë e zinxhirit, ngjitet tjetra. Mos e leni me u këput, po ngjiteni zinxhirin, le të vazhdojë.”, u shprej tutje Elshani.
Me kurora lulesh e me fotot e më të dashurve të tyre, familjarët morën pjesë edhe në akademinë përkujtimore, të mbajtur në Qendrën e Kulturës së Rahovecit.
Këtu disa kujtime të babait të tij, i solli edhe i biri i Ukshin Hotit, Andini.
“Siç ka thënë babi im Nasemiu, Halimi, Agroni dhe Ilmiu e kishin dëgjuar zërin e ndërgjegjes brenda shpirtit të tyre që i urdhëronte bëje ose vdis. Në atë ditë pushteti serb mendoi se me plumba mund ta ndal kërkesen për liri, porn ë fakt ndodhi e kundërta plumbat e asja dite ë ligjitimuan përgjithmonë kërkesen për Republiken e Kosovës.”, ka thënë Hoti.
E kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, kujtoi se si nisi i gjithë organizimi, në janarin e vitit 1990.
“Marshi nisi në Celina ku Agron Fetahu i organizoj djemt dhe burrat të kësaj ane për të kërkuar botërisht që Kosova të jetë republic. Në Nagafc i priste Nesim Elshani luftetar i paepur i lirisë i cili që i organizuar në radhët e lëvizjes popullore për Republiken e Kosovës e që i mblodhi njerzit e vazhduan rrugtimin drejt Rahovecit, drejt përjetësisë.”, theksoj Latifi
Përveç katër dëshmorëve, në Brestovc të Rahovecit u plagosën edhe 19 persona të tjerë.
