14 albume muzikore “ikonike”, nga artistë si Radiohead, 2Pac, Janet Jackson, do t’i bashkëngjiten Grammy Hall of Fame, transmeton KosovaPress.
Më 8 maj të këtij viti, incizimet e zgjedhura do të jenë të shfaqura për syrin e publikut në muzeun Grammy që ndodhet në Los Angjelos, Kaliforni.
Sipas faqes zyrtare të Grammy, kjo ngjarje, e cila shënon tre-vjetorin e Galës, shërben edhe si mbledhje fondesh për të mbështetur programet kombëtare arsimore të muzeut.
Albumet e përfshira:
– All Eyez On Me (Album) – 2Pac
– Amor Prohibido (Album) – Selena
– Car Wheels On A Gravel Road (Album) – Lucinda Williams
– Dreamboat Annie (Album) – Heart
– “Jesus Gave Me Water” (Single) – The Soul Stirrers
– Journey In Satchidananda (Album) – Alice Coltrane
– Maggot Brain (Album) – Funkadelic
– Ok Computer (Album) – Radiohead
– “Orange Blossom Special” (Single) – The Rouse Brothers
– Paid In Full (Album) – Eric B. & Rakim
– Pink Moon (Album) – Nick Drake
– Rhythm Nation 1814 (Album) – Janet Jackson
– “Trouble In Mind” (Single) – Bertha “Chippie” Hill
– You’ll Sing A Song And I’ll Sing A Song (Album) – Ella Jenkins
Grammy Hall of Fame u themelua nga Administruesit Kombëtarë të Akademisë së Incizimeve në vitin 1973 për të nderuar incizime me rëndësi të qëndrueshme cilësore ose historike, të cilat janë të paktën 25 vjet të vjetra. Aktualisht, në sallë janë përfshirë 1,152 incizime.
