Të gjitha pajisjet në shtëpinë tonë kanë nevojë rregullisht për mirëmbajtje dhe pastrim, në mënyrë që ato të kryejnë funksionin maksimalisht.
Lavatriçja është një ndër pajisjet kryesore në shtëpi e cila ka nevojë për një vëmendje të madhe sa i përket pastrimit. Për të mbajtur lavatriçen në kushte optimale dhe për të parandaluar grumbullimin e papastërtive, në mënyrë që të mos transmetojë erë të keqe në veshjet tona, ju rekomandojmë të ndiqni këto katër truke rregullisht.
Pastrimi i përgjithshëm i lavatriçes
Një përzierje e përgatitur me ujë të nxehtë dhe uthull molle është një nga mënyrat më të mira për të mirëmbajtur dhe pastruar lavatriçen, pasi eliminon bakteret dhe njollat që janë më të vështira për t’u hequr. Kjo metodë sugjerohet të përdoret të paktën një herë në muaj.
Pastrimi i filtrit
Zakonisht filtri i lavatriçes është i vendosur nën derën e saj. Në fakt është pjesa më e vështirë për t’u larë pasi kërkon shumë delikatesë dhe saktësi. Për të bërë këtë procedurë hiqeni makinën larëse nga priza, sigurohuni që të mos ketë ujë brenda dhe hiqni kapakun e filtrit. Kthejeni dorezën nga e djathta në të majtë derisa të dalë plotësisht. Hiqni mbetjet e pëlhurës, letrës, papastërtive dhe çdo objekti tjetër që është ngecur. Pas kësaj, merrni një kaçavidë dhe ktheni një turbinë të vendosur brenda filtrit, për të hequr mbetjet që gjenden në këtë zonë.
Mbyllni fort të dyja anët përpara se të përdorni përsëri makinën larëse për të parandaluar që uji të depërtojë në këtë zonë
Pastrimi i gominës
Gomina e lavatriçes që gjendet rreth e qark derës së saj është pjesa që mund të themi me bindje se mbledh më shumë papastërti dhe mban aroma të këqija. Kjo sepse ruan lëhtësisht lagështirën. Për pastrimin e saj mund të përdorni 3 litra ujë, çerek filxhani lëng limoni, një filxhan peroksid hidrogjeni.
Pastrimi i sirtarit dhe të detergjentëve
Është normale që në sirtarin e detergjentit dhe të zbutësit të rrobave të grumbullohen shumë mbetje, veçanërisht kur përdorim detergjent pluhur.
Pastrimi i këtij komponenti të makinës larëse është i lehtë, por edhe thelbësor, pasi mbetjet mund të fermentohen dhe të lëshojnë erëra të këqija.