Horoskopi

4 shenjat e horoskopit që bëjnë blerje të reja me zgjuarsi dhe kursim

Një nga aktivitetet më argëtuese për gocat, por të kuptohemi jo për të gjitha gocat: Mania për të bërë blerje të reja, për të pasur dollapin plot me veshje, çanta apo aksesorë të preferuar shpesh kthehet në një “kurth” për financat dhe xhepin tuaj. Sepse le ta pranojmë, që të gjitha “dorëzohemi” kur kalojmë para fasadës së një dyqani dhe sytë na ngelen tek një veshje e bukur.

Me sa duket, jo të gjitha vajzat janë njësoj të fiksuara! Disa syresh, duhet të falënderojnë shenjën e tyre të horoskopit sepse ato përmbahen kur vjen puna tek shpenzimet apo blerjet e ndryshme. Le t’i zbulojmë se për cilat shenja bëhet fjalë:

Demi

Lufta e brendshme midis dëshirës për luks dhe nevojës për stabilitet financiar është reale. Si kompromis, shenja e tokës mund të zgjedhë veshjet e përdorura dhe jo ato të markave të famshme, pa cënuar kështu llogarinë bankare.

Virgjëresha

Një shenjë e fiksuar pas përsosmërisë, por Virgjëreshat kontrollojnë gjithçka në dyqan përpara se të shkojnë te arka për të paguar. Si një shenjë e orientuar ndaj detajeve, ato do të kontrollojncë çdo veshje, për njolla apo dëmtime deri sa të vendosin për ta blerë. E thënë thjesht, Virgjëreshat kursejnë sikur kjo të ishte puna e tyre e përditshme.

Peshorja

Peshoret kanë sy për tendencat dhe zakonisht janë njerëzit e parë që “hidhen” pas çmendurive të stilit të fundit. Si një shenjë me ndjenjë të fortë stili të personalizuar, njëherësh ato priren të kalojnë orë të tëra në një dyqan deri sa të bëjnë blerjet e duhura, por gjithmonë me kursim.

Ujori

Ujorët kanë një aftësi të shkëlqyer për të kursyer. Si humanitarët e horoskopit, të lindurit e kësaj shenje marrin vendime duke pasur parasysh të mirën e të tjerëve. Ata e njohin ndikimin pozitiv mjedisor që blerjet e veshjeve të përdorura mund të ketë në botë dhe preferojnë të kalojnë orë të tëra duke kërkuar nëpër veshjet e përdorura për të gjetur atë që kërkojnë me pak para.