ShowBizzz

4 vite pa folur me njëri-tjetrin, Rogerti takohet me të vëllain dhe i kërkon falje, ja reagimi i tij

Pas linjës së tij të jetës, Rogerti shkoi në dhomën e surprizave, aty ku u përballë me vëllain e tij, Xhulion.

“Të dua vëlla, të dua fort. Më fal për të gjitha gjërat që të kam bërë. Gjithmonë do jem më i bukur se ty, por dhe më i keq se ty. Më fal për të gjitha gjërat, materialet vijnë e shkojnë, thjesht dua që ti të më duash siç më ke dashur”, tha mes lotësh Rogerti.

“Gjaku nuk bëhet ujë. Ne s’kemi folur, por unë në heshtje të kam suportuar gjithmonë. Ato që ti ke kaluar në jetë, unë aty kam qenë. Unë dua të të kërkoj falje. Kur u takuam herën e fundit, ti ke tentuar të flasësh me mua, unë s’kam dashur. Kur ke hyrë brenda, dëgjoj Arian: ‘Babi, shih xhaxhi Rogertin’. Unë t’i kam falur të gjitha”, ishin fjalët e Xhulios drejt Rogertit.

Në rrëfimin e Rogertit, ai tregoi se kishte katër vite pa folur me vëllain e tij, ndërsa të dy u përqafuan pasi Xhulio vendosi të falte banorin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të Ngjashme