Një burrë i akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe ka pranuar fajësinë që në ditën e parë të gjyqit.
Tetsuya Yamagami, 45 vjeç, përdori një armë të improvizuar për të qëlluar Abe-n gjatë një aktiviteti elektoral në qytetin Nara në vitin 2022. Ish-kryeministri u dërgua menjëherë në spital, por humbi jetën po atë ditë.
Sipas raportimeve, Yamagami u kishte thënë hetuesve se e kishte shënjestruar Abe-n, pasi e fajësonte atë për mbështetjen ndaj Kishës së Unifikimit, të cilën e akuzonte se kishte shkaktuar falimentimin e nënës së tij përmes donacioneve të shumta.
Vrasja e Abe-s solli në vëmendje lidhjet e ngushta midis Partisë Liberaldemokrate të Japonisë dhe Kishës së Unifikimit, çka më pas çoi në dorëheqjen e katër ministrave gjatë viteve në vijim.
/tiranapost
