Lajme

48 vjeçari gjendet pa shenja jetë në Mitrovicë, policia jep detaje

Një 48 vjeçarë është gjetur pa shenja jetë mëngjesin e sotëm në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zyrtari për informim i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit.

“Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Zaiti për IndeksOnline.

Ai ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe hetimet janë duke vazhduar.

“Sot, rreth orës 05:30, Policia ne Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugen ,,Ali Zeneli” është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore, rreth 48 vjeçar.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë Zaiti

Të Ngjashme