LifeStyle

5 gjëra të vogla që duhet të filloni të bëni sot për të qenë më të lumtur në prag të Vitit të Ri

Kot nuk thonë “shtatori si janari”. Ashtu si muaji i parë i vitit, edhe shtatori që përfaqëson fundin e verës gjithashtu përkon me një fillim të ri, madje kështu thotë edhe psikologjia. Çfarë duhet të bëni? Filloni të përgatiteni për një fillim të mbarë.

Ushqehuni shëndetshëm dhe bëni aktivitet fizik
Mënyra e shëndetshme e të ushqyerit si dhe aktiviteti fizik në fakt janë dy gjëra që gjithë vitin duhet të jenë primare, por ndonjëherë vera dhe pushimet bëjnë punën e tyre duke na ç’ekuilibruar nga rutina e mirë për veten. Gjithsesi shtatori është koha ideale për t’iu rikthyer.

Detox nga mediat sociale për të qenë më të lumtur
Mes mijëra fotove dhe historive që shpërndahen nën ombrellë, në verë ne i kushtojmë shumë kohë rrjeteve sociale. Dhe shtatori mund të jetë koha e duhur për të bërë një pushim me qëllimin për të mësuar se si të jeni më të lumtur në botën reale. Të shohësh jetët perfekte që shfaqim të gjithë në rrjetet sociale, sado të përzgjedhura dhe të filtruara, nuk na ndihmon të jemi më të lumtur, përkundrazi. Edhe në këtë rast është më mirë të mos tregohemi drastik, mjafton të kufizojmë përdorimin e tij duke vendosur paraprakisht momentet e ditës në të cilat hapen aplikacionet dhe kohën që duam t’i kushtojmë scrolling-ut.

Kërkoni një punë të re
Nëse puna që keni nuk ju bën të ndiheni mirë në fund të ditës, atëherë është koha e duhur për të gjetur një punë të re. Mos harroni të rifreskoni CV tuaj dhe më pas kërkoni për atë që doni.

Gjeni më shumë kohë për të tjerët
Të qenurit vetëm jo gjithmonë është mirë. Ndonjëherë na duket se kemi nevojë të qëndrojmë vetëm, por nëse do të gjejmë më shumë kohë për t’u shoqëruar me njerëz që na transmetojnë pozitivitet kjo do na bënte të ndiheshim vërtetë mirë.

Bëj diçka të re
Më shumë se një qëllim i mirë, ai mund të shihet si një sfidë për veten. Duke iu përkushtuar një aktiviteti të ri do të kemi më pak kohë për të shpenzuar në rrjetet sociale dhe do të mund të bëjmë diçka së bashku me një mik. Pavarësisht nëse është një aktivitet fizik për t’u provuar, vullnetarizëm apo edhe një kurs në dukje i pamundur sigurisht që do të jetë diçka që do na pasurojë dhe do na lejojë të provojmë veten përsëri.