Shëndetësi

5 përfitime kur shtoni jeshillëqet në dietën tuaj ushqimore

Kur flasim për lidhjen midis ushqimit dhe shëndetit afatgjatë, perimet me gjethe të gjelbërta janë gjithmonë ndër ushqimet e para që ekspertët rekomandojnë të konsumohen rregullisht, idealisht çdo ditë. Janë ushqime shumë të pasura me vlera ushqyese, relativisht të lira, lehtësisht të arritshme dhe shumë fleksibile në përgatitje, jo vetëm në sallata, por edhe të gatuara lehtë ose në supe.

1. Përmirëson funksionin e tretjes

Fibrat që gjenden tek këto perime ndihmojnë në rregullimin e zorrëve dhe përkrahjen e një mikrobiome të shëndetshme.

2. Ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak

Fibrat ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit, duke ulur dëshirën për ushqime të ëmbla dhe duke siguruar energji më të qëndrueshme.

3. Ulin inflamacionin

Perimet me gjethe të gjelbërta janë të pasura me folat, kalium, antioksidantë dhe fibra që ndihmojnë në uljen e inflamacionit në trup.

4. Forcojnë shëndetin e zemrës

Këto perime ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit “të keq” (LDL), duke përkrahur funksionin kardiovaskular.

5. Mund të ulin rrezikun e demencës

Përbërës si vitamina K, folati dhe luteina që gjenden tek perimet me gjethe të gjelbërta lidhen me funksionin më të mirë të trurit dhe me uljen e inflamacionit në tru me kalimin e viteve.

Të Ngjashme