Sfida e parë, hani mëngjes dhe ushtrohuni
Personat që hanë mëngjes gëzojnë shëndet të mirë. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë vaktin e mëngjesit priren të marrin më shumë vitamina dhe minerale dhe më pak yndyra dhe kolesterol. Po ashtu dhe të ushtruarit është një “ilaç” më vete kur vjen puna tek shëndeti i mirë.
Sfida e dytë, shtoni peshkun dhe vajin omega3
Peshku është burim i mirë i proteinave dhe një ushqim me yndyra të shëndetshme për organizmin. Hulumtimet kanë treguar se përdorimi i peshkut dhe vaji omega3 kanë zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Peshq të tillë si skumbri, trofta e liqenit, harenga, sardelet, toni albakore dhe salmoni janë të pasur me omega3 dhe acide yndyrore.
Sfida e tretë, praktikë e mirë e higjienës dentare
Duke larë dhëmbët çdo ditë, mund ta zgjasni jetën katër deri në gjashtë vjet. Hulumtuesit dyshojnë se bakteret që prodhohen në pllakat e dhëmbëve hyjnë në gjak. Sipas tyre, këto baktere kanë lidhje me disa inflamacione, të cilat shkaktojnë sëmundje të zemrës.
Sfida e katërt, ndiqni një pasion
Praktika ka treguar se njerëzit që merren me një aktivitet të caktuar janë më të qetë dhe më të kënaqur. Gëzimi i ndihmon njerëzit të jetojnë të shëndetshëm. Duke u marrë me një aktivitet, ju mund të digjini më shumë kalori sesa të qëndroni ulur përpara televizorit.
Sfida e pestë, pini ujë dhe konsumoni bulmet
Uji dhe qumështi janë lëngjet thelbësore për një shëndet të mirë. Nëse nuk pini ujë mjaftueshëm, trupi dehidratohet më shpejt se zakonisht. Kalciumi i qumështit u bën mirë kockave dhe dhëmbëve. Studimet kanë treguar se uji ndihmon në uljen e presionit të gjakut, në parandalimin e gurëve në veshka, të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit të zorrës së trashë.
