Shpesh dëgjojmë njerëz që thonë se e dinin që nga momenti i parë se partneri i tyre ishte personi i duhur. Megjithatë, ekziston edhe një tjetër pikëpamje: trupi ynë shpesh na jep sinjale që tregojnë se nuk po ndjehemi mirë në një marrëdhënie. Shumë studime kanë treguar se trupi mund të na tregojë kur jemi të lodhur, të stresuar ose të pakënaqur, edhe nëse nuk e kuptojmë plotësisht këtë në mënyrë të vetëdijshme.
Nëse vëreni këto reagime instiktive, mund të jetë momenti për të reflektuar mbi të ardhmen e marrëdhënies suaj:
1. Ndihesh nervoz/e pranë partnerit
Një sinjal i zakonshëm që dikush nuk është i duhuri për ne, është tensioni i përhershëm. Edhe pa ndonjë arsye të dukshme, ndiheni të shqetësuar ose të nervozuar kur jeni pranë tyre. Nëse kjo ndodh shpesh, mund të jetë një paralajmërim se nuk është personi i duhur për ju.
2. Ndonjëherë ndihesh sikur po fsheh diçka
Një partner i sinqertë nuk ka “dritëhije”. Instinktet dhe reagimet trupore shpesh janë të sakta kur dikush nuk është i ndershëm.
3. Aroma e tij/ saj ju shqetëson
Jo parfumi, por aroma natyrale e trupit. Trupi ynë ndjen feromonët dhe shpesh ndjejmë kënaqësi më të madhe me dikë që ka feromone të përshtatura me tonat. Nëse aroma e partnerit duket “ndryshe” për keq, trupi juaj po përpiqet të ju tregojë diçka.
4. Në takimi të parë “nuk të ngjiti”
Edhe nëse përpiqesh ta fshehësh për t’i dhënë një shans, instinktet rrallë gabojnë. Nëse ndjenja e parë ishte negative, është e mundur që ajo të jetë e drejtë.
5. Nuk ndjeni tërheqje seksuale
Një nga shenjat më të qarta që trupi ju jep për marrëdhënien është mungesa e dëshirës seksuale. Nëse nuk ndjeni tërheqje ose oreks për intimitet, kjo mund të tregojë se diçka nuk shkon.
Fundja, trupi dhe instinktet tona shpesh flasin më qartë sesa fjalët. Kur ndiheni të tensionuara, të pakënaqura ose të distancuara, ia vlen të dëgjoni sinjalet e trupit dhe të reflektoni mbi marrëdhënien tuaj.
