Kuriozitete

5 shenjat që tregojnë se ai do të ndahet nga ty, por nuk e thotë dot

Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kushtojmë më vëmendje ose t’i injorojmë me qëllim disa situata dhe sjellje. Mirëpo nëse ato përsëriten shumë shpesh, ndoshta duhet të merrni në konsideratë se lidhjes suaj po i vjen fundi. Sipas terapeutëve të çifteve, këto 5 shenja tregojnë se ndoshta ai dëshiron të ndahet, por nuk e di sesi t’jua thotë:

Ai debaton gjatë gjithë kohës/ Nëse u bë një kohë e gjatë që partneri vetëm debaton dhe ju kritikon për detaje të parëndësishme vetëm për të gjetur një pretekst për t’ju bëjë të ndiheni në faj, dijeni se është flamuri i parë i kuq. Nuk ka asgjë që nuk shkon me ju. Ai thjesht po kërkon arsye për t’u ndarë pa thënë se realisht do që të ndahet, duke e bërë marrëdhënien toksike.

Përkëdheljeve u ka ardhur fundi/ Nëse ai ka nisur t’u thotë jo puthjeve, përqafimeve dhe seksit dijeni se lidhja juaj ka nisur të kriset. Zakonisht ai do të vijë me justifikimin se është lodhur shumë gjatë punës ose se nuk ndihet mire për momentin. Sidoqoftë nëse kjo situatë vazhdon të përsëritet për një kohë të gjatë tregon se ai e ka humbur interesin.

Nuk kaloni mjaftueshëm kohë së bashku/Ai ju thotë se nuk takoheni dot sot sepse e ka lënë të dalë me miqtë. Të nesërmen nuk mundet sepse është në palestër dhe shëndeti është prioritet. Ditën tjetër ai ka një darkë familjare. Konkluzioni është i thjeshtë: Ai nuk është i zënë, thjesht nuk dëshiron t’ju takojë sepse nuk jeni më një prioritet për të. Nëse ju duhet të lini një orar për të kaluar kohë me partnerin tuaj, ndoshta ka ardhur koha t’i jepni fund.

Miqtë dhe familja e tij kanë filluar të mos sillen mirë me ju/ Njerëzit e tij të afërt kanë filluar gradualisht të ftohen, ju ngacmojnë me fjalë ose duken që në mimikë që ka diçka që nuk shkon. Kjo do të thotë që partneri juaj mund të ketë ndarë me ta probleme personale të raportit në çift ose është ankuar për ju. Kjo nuk është asnjëherë një shenjë e mirë sepse tregon se keni probleme në komunikim.

Kur jeni me të, ndiheni të vetmuara/ Nëse ndiheni kështu, dijeni që marrëdhënia juaj ka marrë fund. Kjo është shenja përfundimtare që tregon se nuk ka më kthim pas. Pse do të donit të qëndronit pranë dikujt që ju bën të ndiheni kështu?