LifeStyle

5 shprehje që përdorin çiftet që kanë marrëdhënie të fortë

Të flasësh me partnerin/en me respekt dhe vlerësim është e rëndësishme, sidomos në një moment grindjeje apo konflikti. Çiftet më të suksesshme, sipas psikologëve, shprehin rregullisht përkushtim, mirëkuptim dhe pendesë.

Por, ja cilat janë pesë shprehjet që nëse përdoren rregullisht në një çift tregojnë se raporti i tyre është më shumë se i fortë.

#1 “Faleminderit”

Kjo është një nga ato fjalët që çiftet e forta e përdorin më shpesh. Një marrëdhënie e mirë kërkon një kulturë vlerësimi, por kjo formulë duhet të vlejë edhe kur partneri/ja ju bën një kritikë kur e keni gabim apo vërejtje për diçka. Kjo është veçanërisht e vërtetë për aktet e vogla dhe të përditshme. Nëse u thoni atyre “faleminderit” edhe nëse ju bëjnë kafenë në mëngjes, kjo është një mënyrë e mirë për të nisur si duhet ditën.

#2 “Më ndihmo ta kuptoj këtë”

Psikologu i Harvardit, Cortney Warren thotë se çiftet e suksesshme nuk e shmangin konfliktin, ata thjesht e drejtojnë atë në mënyrën e duhur. Nëse partneri/ja juaj reagon ndaj një situate në një mënyrë që ju nuk e kuptoni, t’i tregoni atij/asaj se ju doni të gjeni çelësin e zgjidhjes së këtij konflikti është qasja për ta çuar në një tjetër nivel raportin tuaj.

#3 “Mund të më falësh?”

Kur jeni në valën e një debati, mund të jetë e vështirë të kërkoni falje. Studimet kanë treguar se çiftet që praktikojnë faljen kanë më shumë gjasa të gëzojnë marrëdhënie më të gjata dhe më të kënaqshme.

#4 “Unë jam shumë i/e përkushtuar ndaj teje”

Të jesh në një lidhje është një zgjedhje, por të sigurosh partnerin/en se ende po zgjedh të jesh me të dhe të përballesh me sfidat që ndihmojnë në forcimin dhe krijimin e një stabiliteti në lidhje është një tjetër anë e medaljes. Disa gjëra dihen, por komunikimi dhe fakti që ju zgjidhni ta ndani këtë fjali me njeriun e zemrës e ndihmon atë të ndihet edhe më i/e vlefshme.

#5 “Të dua”

Çiftet më të shëndetshme jo vetëm që e duan njëri-tjetrin, por e shprehin shpesh këtë. Të duash dikë është një ndjenjë e fortë, emocion, e ta pranosh partnerin/en me të mirat dhe të këqijat e veta, duket si një tjetër qasje e nevojshme që duhet të shprehet herë pas here për të shprehur vlerësimin dhe pëlqimin e për partnerin/en.