Në një botë gjithnjë e më të zënë dhe stresuese, kujdesi për veten është kthyer në një domosdoshmëri. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë disa zakone të thjeshta, por shumë efektive, që mund të bëjnë ndryshim të madh në energjinë dhe mirëqenien tuaj të përditshme.
–Filloni ditën me ujë – Një gotë ujë sapo zgjoheni ndihmon trupin të hidratohet dhe “zgjoheni” sistemin tretës.
–Lëvizni më shumë – Edhe një ecje 20-minutëshe çdo ditë ndihmon qarkullimin e gjakut, përmirëson humorin dhe redukton stresin.
–Më pak sheqer, më shumë gjumë – Kufizimi i sheqerit dhe një gjumë cilësor (7–8 orë) janë ndër recetat më të sigurta për një trup dhe mendje të shëndetshme.
–Pushime të shkurtra gjatë ditës – Edhe 5 minuta larg ekranit ose një frymëmarrje e thellë mund të ndihmojë në reduktimin e tensionit të përditshëm.
–Mirënjohja ditore – Shkruani çdo ditë një gjë për të cilën jeni mirënjohës. Kjo rrit optimizmin dhe ul ndjeshëm ankthin.
Ndryshimet e vogla sjellin rezultate të mëdha. Jepini përparësi vetes dhe shëndetit tuaj – çdo ditë është një mundësi e re për të ndjerë më mirë!
