Lajme

500 euro për lehonat/ Kurti: Mjetet mund të reflektohen me vonesë në banka

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas ekzekutimit të shtesave për nënat lehona.

Ai ka thënë, se Qeveria vendosi që rritja të hyjë në fuqi menjëherë, pa pritur muajin korrik kur paga minimale bëhet 500 euro.

Kurti tha se mjetet mund të reflektohen me vonesë në llogaritë bankare për shkak të procedurave bankare.

Postimi i plotë:

Sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat me vlerën e re, të rritur. Nga tash 500 euro.

Të premten e kaluar, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, morëm vendim ndër të tjera që të mos prisnim korrikun, kur paga minimale bëhet 500 euro, në mënyrë që edhe shtesat për nënat lehona të rriten në të njëjtën vlerë.

Meqenëse pagesa është ekzekutuar me sesionin e fundit bankar, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë e secilit.

I gëzofshin të gjitha nënat dhe familjet!

Të Ngjashme