Lajme

”5D, skandal madhor”, Alimehmeti: Kemi kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, deri tani asnjë përgjigje

Kreu i këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, është shprehur se kanë kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, lidhur me dosjen “5D”.

I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, Alimehmeti tha se pavarësisht kërkesës urgjente që kanë paraqitur deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe sipas tij kjo vjen pasi Këshilli nuk ka se çfarë të thotë.

“Ajo që ne i këmi kërkuar dhe vazhdojmë ti kërkojmë edhe këtu, është pikërisht kjo mbledhje urgjente.Pra plas një skandal madhor, unë nuk e di se cfarë urgjence tjetër ka bashkia e Tiranës sot.Kush është urgjenca më e madhe se kjo?Dhe ne i kemi kërkuar mbledhje urgjente të këshillit bashkiak që të jepet transparencë e plotë.Shkresa patjetër është protokolluar, ditën e premte me datë 5.

Normalisht duhet ta kishte thirrur vetë kryesia e këshillit bashkiak këtë gjë sepse është një skandal madhor i përmasave shumë të larta.I pritëm, nuk e thirrën vetë.Atëherë na lind neve detyra për ta thirrur dhe e thirrëm.Tani nga e premtja që po mbushet prap java, nuk ka asnjë përgjigje. Pse nuk ka përgjigje, arsyeja është e thjeshtë, se nuk kanë çfarë i thonë këshillit”, tha ai.