Gastronomia e kësaj stine, lidhet pa diskutim me prodhimet e shijshme të fruta-perimeve të vjeshtës.
Ato na ndihmojnë të jemi të shëndetshëm dhe të ruajmë temperaturën e trupit, ndërsa moti ftohet.
Mollët
Përveç se të shijshme ato janë të pasura me antioksidantë, veçanërisht me vitaminë C e cila ndihmon në forcimin e sistemit imuntar dhe zvogëlon rrezikun e kancerit. Gjithashtu, ato janë të pasura me pektinë e cila zvogëlon shansin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Kungujt
Kungulli i verdhë është një burim i shkëlqyer i vitaminës A. Gjithashtu përmban fitosterole të cilat luftojnë kolesterolin e keq si dhe beta-karoten i cili lufton radikalet e tjera.
Lakrat e Brukselit
Kjo perime jeshile mund të mos preferohet për t’u gatuar por është një burim i shkëlqyer hekuri, i cili ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut si dhe vitaminë K e cila ndihmon në shëndetin e kockave. Këto lakra të vogla përmbajnë edhe vitaminë C e cila forcon sistemin imunitar.
Fiqtë
Janë burim i shkëlqyer fibrash të cilat ndihmojnë në uljen e kostelerolit, rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, parandalojnë kapsllëkun dhe ju japin ndjesinë e ngopjes, duke luftuar urinë. Janë të pasur gjithashtu me kalium, i cili ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut.
Lulelakra
Mos u zhgënjeni nga ngjyra; kjo perime e bardhë ka po aq vlera sa dhe perimet me gjethe jeshile të errët. Është burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe K e cila rregullon reagimin inflamator. Gjithashtu është thelbësore për çdo grua, pasi përmirëson mënyrën e të menduarit dhe të konceptuarit duke parandaluar çrregullimet nervore.
Panxharët e kuq
Janë perime që nuk duhet t’i mungojnë stinës. Ato përmbajnë një fitonutrient që quhet belatain dhe ka veti antioksidante dhe antiinflamatore. Gjithashtu janë të pasur me folate, kalium dhe mangan i cili ndihmon në absorbimin dhe kalciumit dhe koagulimin e gjakut.
Dardhat
Janë një burim i mirë fibrash të cilat ndihmojnë kontrollin e sheqernave në gjak dhe në uljen e kolesterolit. Gjithashtu përmban vitaminë C si dhe bor, i cili ndihmon trupin të ruajë kalciumin.