Pëlqimi është një koncept thelbësor kur bëhet fjalë për të pasur marrëdhënie të shëndetshme dhe të respektueshme me fëmijët. Pavarësisht nëse ju duket e sikletshme si bisedë, herët apo vonë nga pozitat e prindërve ju duhet ta kuptoni se vetëm komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Sa me shpejt të flisni me fëmijët për pëlqimet nga fëmijëria deri në adoleshencë, aq më të thjeshtë do e keni kapitullin tuaj prindëror.
#1 Përdorni fjalët e duhura
Është e normale që prindërit t’u flasin herët fëmijëve për pjesët e trupit. Por, disa prej tyre mund të shmangin përdorimin e termave për organet gjenitale, ose të përdorin emra kafshësh shtëpiake për ilustrim. Në fakt, sa më herët që të flisni për këtë temë me fëmijët, më të lehtë do e keni çdo sfidë që ju del përpara gjatë prindërimit.
#2 Jepni pëlqimin për ndërveprimet e përditshme
Prindërit duhet të japin pëlqimin gjatë aktiviteteve të fëmijëve, si larja në dush, apo lojërat me bashkëmoshatarët dhe familjarët e tjerë. Kjo është një shenjë konfirmimi e domosdoshme.
#3 Përdorni medien si një media si referencë
Ndoshta, ekrani, radio apo mediumet e tjera të komunikimit nuk janë pika më e mirë e orientimit, por për të qenë më konkretë me fëmijët mund t’i orientoni ata drejt një emisioni apo formati edukativ dhe të pëlqyeshëm për moshën.
#4 Zgjidhni një gjuhë specifike
Është e rëndësishme të keni pika bisedimi në të cilat mund të mbështeteni gjatë bisedave të vështira. Sa më të përgatitur të jeni, aq më mirë, dhe aq më shumë ka shanse që të qëndroni në temë.
#5 Trajnojini fëmijët që t’i besojnë intuitës dhe ndjenjave të tyre, sidomos vajzat
Ne shpesh shpërfillim mënyrën se si ndihen fëmijët. Psikologu Pintor Carnagey thotë se vërtetimi i ndjenjave të fëmijës, i mëson ata të kenë një zë të brendshëm dhe të besueshëm.
#6 Bëni paqe me shqetësimin tuaj
Pëlqimet, ndoshta janë ajo pjesë e jetës ku prindërit e kanë vështirë të flasin hapur me fëmijët për to. Por, është shumë e rëndësishme të jeni konkret në biseda, sado i vështirë të jetë diskutimi.