LifeStyle

6 sekrete që duhet të dini patjetër para se të nisni një udhëtim me avion, për të cilat linjat ajrore nuk flasin asnjëherë

Shumë njerëz që kanë zgjedhur të udhëtojnë me avion drejt destinacionit të tyre të preferuar, mendojnë vetëm për momentin e arritjes. Por, ka shumë gjëra që fillimisht duhet të dini përpara se të niseni në një fluturim. Për këtë, Megan, një eksperte udhëtimesh e cila ka realizuar më shumë se 300 fluturime në jetën e saj, ka dhënë disa këshilla që duhet të kemi kujdes, për të cilat linjat ajrore asnjëherë nuk flasin.

1. Kujdes nga disa hapësira
Në avion ka hapësira padyshim të pista. Bëhet fjalë për xhepat në sedilje, kopsat, apo tavolinat. Për më tepër duhet të keni kujdes që asnjëherë të mos ecni me çorape në avion, pasi korridoret mund të përmbajnë mikrobe të sjella nga dyshemeja e banjës.

2. Batanijet dhe jastëkët
Qëndrojmë ende në temën e pastërtisë. Batanijet dhe jastëkët duhet të shmangen gjithashtu dhe të mos përdoren. Gjetja e tyre vërtetë të pastra është e mundur vetëm gjatë fluturimit të parë në mëngjes, më pas, sipas Megan, ato ripërdoren pa u larë.

3. Vendet më të sigurta në avion
Për sa i përket sigurisë, ekspertja e udhëtimeve caktoi ato në qendër të rreshtit të fundit, në pjesën e pasme të avionit, pasi ato kanë normat më të larta të mbijetesës në raste aksidenti. Por, siç theksoi ajo, ato nuk janë gjithmonë të rehatshme pasi shpesh nuk mund të shtrihesh dot dhe janë afër tualeteve.

4. Vrima në dritare
Shpesh mund ta keni pyetur veten se përse në pjesën e poshtme të dritares ka një vrimë të vogël. Kjo është diçka për të cilën linjat ajrore nuk flasin, por Megan thotë se janë tepër të domosdoshme për avionët, pasi na mbajnë të sigurt. Ato shërbejnë për të rregulluar presionin e kabinës, për të mbajtur dritaren e fortë dhe për të parandaluar mjegullimin e saj.

5. Jeleku shpëtimit
Të supozosh dhe të jesh i bindur se ke një jelek shpëtimi nën sediljen tënde është e gabuar. Sapo të hipni në bord është mirë të kontrolloni nëse e keni një të tillë në rast urgjence. Nëse nuk e keni, pasi shumë pasagjerë e kanë zakon të vjedhin jelekët e shpëtimit, është mirë t’ia komunikoni stafit.

6. Sekreti i banjove të avionëve
Më në fund, Megan zbuloi sekretin e banjove. Tualetet e avionit mund të hapen nga jashtë nëse është e nevojshme. Kjo mundësi është shumë e dobishme nëse, për shembull, një pasagjer ndihet i sëmurë.

6 sekrete që duhet të dini patjetër para se të nisni