Të largohesh nga puna është një vendim i vështirë, pasi mungesa e një angazhimi të përditshëm që në fund të muajit prodhon edhe të ardhura nuk është diçka e lehtë për t’u përballuar. Por, nëse puna juaj është kthyer në një stres që ju jep lodhje mendore dhe fizike, mbi të gjitha nuk ndiheni të motivuar, atëherë këto janë shenja tipike që duhet të firmosni dorëheqjen.
#1 “Shkëndijat” janë zbehur
Sigurisht që jo të gjitha ditët janë njësoj, si nga pjesa e ngarkesës, por edhe aspekti emocional. Por, kur ju ndiheni thjesht pa motiv dhe ngarkoheni emocionalisht që në sfidën e parë që ju del, atëherë ju duhet ta lini atë punë.
#2 Keni filluar të keni probleme me shëndetin mendor
Puna mund të jetë stresuese, por nëse zbuloni se është shkaku i vetëm ose kryesor i problemeve tuaja të shëndetit mendor lidhet pikërisht me punën, atëherë ky është një flamur i kuq.
#3 Nuk ka më asgjë të re për të mësuar
Kjo situatë është pak më e ndërlikuar nga sa e mendoni ju. Ju mund ta doni punën dhe rolin që keni, por fakti që nuk ka asgjë të re për të mësuar është një tregues i qartë se ju nuk keni çfarë të jepni më në atë vend pune, apo të rriteni në detyrë e të keni përfitime financiare.
#4 Ideja e punës ju jep frikë
Nëse ndjeni frikë për të shkuar në punë, ky është një tregues i fortë se është koha që të largoheni nga ai vend. Puna nuk është vetëm përgjegjësi dhe detyrim, por edhe kënaqësi. Ndaj, nëse keni çdo ditë frikë, atëherë kjo ndikon negativisht në gjendjen dhe produktivitetin tuaj dhe sa më shumë të qëndroni në atë vend, më shumë do e mundoni veten. Ndaj, më mirë largohuni!
#5 Ambienti ku punoni ka shumë thashetheme
Zyrat toksike dhe ambientet e punës me kolegë që flasin gjithë kohës dhe bëjnë thashetheme për të tjerët nuk janë një vend ku ia vlen të investosh idetë, qëllimet dhe perspektivën tënde profesionale.
#6 Ju nuk keni një ekuilibër punë-jetë
Jeta është më shumë se thjesht puna që bëjmë. Ju keni nevojë për kohën personale, aspektin privat që të ndiheni të përmbushur dhe të çlodhur, e nëse puna bëhet vazhdimisht pengesë në këtë gjë, atëherë kjo është një shenjë që duhet ta lini atë.