Pavarësisht nëse ndiqni tendencat e fundit të thonjve ose zgjidhni thonj tërësisht natyral, kujdesi është një qasje personale që e kanë shumë goca. Por, çfarë ndodh kur ato thyhen shpejtë dhe a është vërtet një shqetësim?
Thonjtë e brishtë janë një fenomen që lidhet me thonjtë e brishtë apo ato që thyhen shpejtë. A jeni kurioz të dini se pse ndodh kjo gjë? Ja disa nga arsyet, sipas mjekëve.
#1 Keni mungesë vitaminash
Besojeni ose jo, thonjtë mund të tregojnë shumë për atë që po ndodh brenda trupit. Një shkaktar i zakonshëm është anemia apo mungesa e hekurit.
#2 Bëni rregullisht manikyr
Ju mund të vendosni xhel ose akrilik për të kamufluar thonjtë e brishtë, por kjo mund të heqë lagështinë dhe vajrat natyralë duke i bërë ata të thatë dhe shumë të predispozuar për t’u thyer.
#3 Keni infeksion mykotik
Infeksionet e thoit janë të zakonshme dhe ato dallohen lehtë, sidomos pas shfaqjes së njollave të bardha, të verdha ose kafe.
#4 Jeni të ekspozuar ndaj kimikateve të forta
Kimikatet e ashpra si açetoni, sapuni i fortë, dezinfektuesi, detergjentët e rrobave shtojnë rrezikun për dëmtimin e thonjve, ndaj për t’i pasur ata të hidratuar dhe të shëndetshëm, ekspertët sugjerojnë që të përdorni doreza sa herë pastroni apo ju duhet të përdorni këto detergjentë.
#5 Fajin e kanë ilaçet
Disa ilaçe, por edhe kimioterapia i bëjnë thonjtë të thatë dhe të brishtë. Kjo pengon rritjen e qelizave me shpejtësi, ndaj edhe ripërtëritja e thoit është më e vështirë.
#6 Mund të keni problem serioze të lëkurës
Psoaris, ekzema apo alopecia, të gjitha këto simptoma të lëkurës ndikojnë në ndryshimin e gjendjes së thonjve.
#7 I mbani shpesh të lagura thonjtë
Duart tuaja janë shpesh të lagura, po uji i tepërt heq vajrat natyralë në lëkurë dhe i bën ato të thatë.
#8 Keni çrregullim të tiroides
Çrregullimet e tiroides duke përfshirë hipotiroidizmin (kur gjëndra juaj tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone tiroide) mund të shkaktojnë tharje dhe qërim të thonjve. Pse? Për shkak të sëmundjes, kjo ndikon në qarkullimin e gjakut në lëkurën rreth thonjve duke çuar në rritje të ngadaltë të tyre dhe vështirësi në zëvendësimin e indeve të vjetra me ato të reja.