Shëndetësi

7 gjëra të thjeshta që bëjnë njerëzit me forcë të brendshme për të kaluar një ditë të keqe shpejt

Jetojmë në një botë me presion të vazhdueshëm, ku stresi është pjesë e përditshmërisë. Shpesh, fakti që e kalon ditën pa shpërthyer është arritje më vete. Nuk ka një zgjidhje magjike që i zhduk të gjitha, por ka disa mënyra shumë konkrete për ta menaxhuar një ditë të keqe, pa bërë ndryshime të mëdha.

Lajmi i mirë është që forca e brendshme nuk është ndonjë tipar i rrallë. Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, aftësia për t’u përballur me vështirësitë ndërtohet me zakone të vogla që mësohen. Edhe këshilltarja e çifteve Monica Ramunda thotë se aftësia për t’u rikthyer në formë pas një periudhe të vështirë është diçka që e kemi të gjithë.

Këto pika më poshtë nuk ta bëjnë ditën perfekte, por të japin disa mënyra konkrete për momentin kur dita tashmë ka shkuar keq.

1. Dil pak në diell

Drita e diellit rrit serotoninën (hormoni i humorit) dhe dopaminën (që lidhet me motivimin). Ndihmon edhe për gjumë më të mirë.

Dil 10–15 minuta jashtë. Edhe një xhiro e shkurtër mjafton për të ndryshuar gjendjen.

2. Fokusohu te frymëmarrja

Kur je i stresuar, frymëmarrja bëhet e pakët dhe trupi tensionohet.

Merr frymë thellë nga hunda, nxirre ngadalë nga goja dhe përqendrohu te lëvizja e trupit gjatë frymëmarrjes. Kjo ndihmon të qetësosh trupin menjëherë.

3. Fol me dikë që ke besim

Tendenca është të mbyllesh në vetvete, por kjo zakonisht e përkeqëson situatën.

Një telefonatë e thjeshtë me një person të afërt mund të të ndihmojë të çlirohesh, të marrësh një këndvështrim tjetër dhe të ndihesh më i mbështetur.

4. Lejoje veten të qash

Të qash nuk është dobësi. Kur qan, trupi çliron substanca që ndihmojnë në uljen e stresit dhe qetësimin emocional.

Mbajtja brenda e emocioneve mund të ndikojë negativisht në shëndetin fizik dhe mendor, ndaj të qash është një mënyrë natyrale për t’u çliruar.

5. Kujtoji vetes që je mirë

Shumë njerëz kanë një zë të brendshëm kritik që e rëndon situatën.

Ajo që bëjnë ndryshe është të përdorin fjali të thjeshta për t’u qetësuar, si: “Jam mirë”, “Jam i/e sigurt”, “Kjo do kalojë”. Kjo ndihmon në uljen e ankthit dhe rikthimin e kontrollit.

6. Dil për një ecje pa telefon

Studimet tregojnë se vetëm 20 minuta jashtë, pa përdorur telefonin, ulin nivelin e stresit.

Të ecësh pa shpërqendrime të ndihmon të pastrosh mendjen dhe të rifitosh përqendrimin.

7. Këndo ose nxirr tinguj të lehtë

Këndimi ose nxjerrja e tingujve të lehtë ndihmon në qetësimin e trupit dhe uljen e stresit.

Kjo ndikon drejtpërdrejt në sistemin nervor, duke ndihmuar trupin të relaksohet dhe të rikthejë ekuilibrin.

Të Ngjashme