Ka raste kur kontrolli është gjë e mirë: ju kontrolloni një zakon të ri tuajin, vendosni një buxhet, kontrolloni financat etj. Por, nëse të tjerët me dashje përpiqen t’ju kontrollojnë duke përdorur disa shprehje tipike, atëherë ky është problem.
Psikologia Daria Chase thotë se kontrolli në çdo marrëdhënie mund të krijojë një dinamikë negative, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm duke nisur pikërisht nga këto shprehje.
#1 “Je duke reaguar shumë keq, ndërkohë që s’ka ndodhu ndonjë gjë e madhe.”
Psikologia Chase thotë se kjo shprehje zvogëlon ndjenjat dhe përvojat tuaja, duke treguar se reagimi juaj është i gabuar, mbi të gjitha minon vetëbesimin që keni ndaj vetes.
#2 “Nuk do të thosha kurrë diçka të tillë!”
Kjo shprehje kontrolluese ndodh kur dikush përpiqet t’i bëjë të tjerët të dyshojnë në kujtesën apo veprimet e tyre.
#3 “Unë thjesht po përpiqem të të ndihmoj.”
Sipas psikologes Chase, kjo frazë përdoret për të justifikuar këshillat ose veprimet e pakërkuara që ndikojnë në vendimet dhe pavarësinë tuaj.
#4 “Ti nuk ke nevojë për askënd tjetër përveç meje.”
“Kjo shprehje ju izolon nga marrëdhëniet e tjera mbështetëse, duke ju bërë më të varur nga personi që tenton kontrollin mbi ju,” thekson ajo.
#5 “Miqtë e tu nuk kujdesen për ty. Unë jam i/e vetmja që të dua!”
Ky është një shembull tjetër i një shprehjeje që tenton t’ju izolojë, pasi mund të bëjë që personi tjetër të ndihet i/e pasigurt, i/e izoluar dhe i/e varur nga personi tjetër.
#6 “Nëse më doje, do të…”
Kjo është një taktikë klasike manipulimi që përdor ndjenjat si një mjet për t’ju bërë të pajtoheni me dëshirat e të tjerëve.
#7 “Të gjithë të tjerët mendojnë se e keni gabim.”
Një shprehje tipike që tenton t’ju mbajë larg të tjerëve dhe ju bën të dyshoni në gjykimin tuaj.