Lajme

7 tetori përsëritje e 21 janarit? Duka zbardh detaje nga skenari i opozitës: Do të kemi protesta që…

Agron Duka, kryetar i PAA-së, nuk ka përjashtuar mundësinë që në protestën e 7 tetorit, të kemi një ripërsëritje të protestës së 21 janarit 2011.

Duka tha se nuk uronte skenarë të tillë, por nuk e përjashtonte.

I ftuar në një program televiziv, Duka tha se nuk duhet harruar fakti se kemi njerëz të kësaj mazhorance dhe kësaj qeverie që perceptohen si vjedhës të parave të tyre, që i është futur dora në xhepin e tyre.

“Nëse ne do të dimë të mobilizojmë njerëzit, do të kemi protesta të mëdha, që mund të na çojnë edhe në rotacionin e pushtetit”, tha Duka.