Bota

7 viktima dhe 300 milionë euro dëme nga moti i keq në Itali

Ka shkuar në 7 numri i viktimave nga moti i keq që ka përfshirë Italinë.

Situata më e rëndë vijon të jetë në Toskanë, teksa në gjendje gatishmërie janë dhe 5 rajone të tjera, ku impakti i stuhisë Ciaran ka qenë disi më i ulët.

Gjatë gjithë mbrëmjes së të shtunës ka vijuar evakuimin i personave në vështirësi në Montale, Montemurlo e Prato, teksa deri në këto momente numri i të larguarve nga banesat e tyre është më shumë se 1200.

Presidenti i rajonit të Toskanës, Eugenio Giani raporton se dëmet mund të arrijnë deri në 300 milionë euro si pasojë e përmbytjeve, ndërsa shton se shumë familje janë ende pa energji, një pjesë e madhe e të cilave për motive sigurie.

Autoritetet i tremben idesë që disa lumenj mund të dalin nga shtrati për të përkeqësuar më tej situatën dhe për këtë arsye kanë njoftuar banorët që të qëndrojnë në katet e larta të banesave të tyre.



/tiranapost