LifeStyle

8 gjërat që duhet të bëni çdo ditë për të qenë më produktivë

Edhe organizatorët më profesionistë betohen se nuk janë perfektë! Por, duket se ata kanë disa prirje që i zbatojnë çdo ditë për të qenë thjesht më produktivë. Maeve Richmond është themeluese e metodës së njohur të organizimit “Maeve” dhe ajo thotë se janë disa gjëra që mund t’i bëni çdo ditë për të qenë më të qetë, më kontrollues dhe më produktivë në jetën tuaj.

#1 Filloni ditën me një kontroll

Në vend që të kapni telefonin për të kontrolluar emailet ose të filloni listën e punëve, jepini vetes disa minuta qetësi, duke e përdorur atë kohë për të kontrolluar mirëqenien tuaj fizike, mendore dhe emocionale.

#2 Rregulloni krevatin tuaj

Kjo detyrë e thjeshtë mund t’ju ndihmojë që ta filloni në mënyrë më produktive ditën tuaj. Ky hap duhet të kthehet në një ritual të përditshmërisë, sepse jo vetëm bën që dhoma të duket më e rregullt dhe e sistemuar, por edhe ju ndiheni më të përmbushur kur e dini se keni bërë një punë të mirë në shtëpi.

#3 Rishikoni listën e detyrave

Provoni t’i jepni vetes disa minuta në mëngjes përpara se të mendoni për përgjegjësitë, pasi shikimi i listës së detyrave mund t’ju ndihmojë të keni përparësi në disa gjëra dhe të organizoni më mirë ditën tuaj.

#4 Bëni disa nga punët e rëndësishme në darkë

Me fjalë të tjera “shtroni kurrizin” në punët e shtëpisë në mbrëmje, si fshesa me korrent, larja e enëve, sistemimi i çantës së punës, bërja gati e rrobave që do të vishni ditën tjetër. Vetëm kështu mund t’i lehtësoni vetes ngarkesën mendore dhe fizike të ditës së nesërme.

#5 Lini shënime

Një ngjitëse në pasqyrë, pas derës, në tavolinën e ushqimit, të gjitha këto teknika janë të vlefshme sidomos për personat që harrojnë shpejtë.

#6 Meditoni, qoftë edhe për disa minuta

Studimet kanë treguar se meditimi mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit dhe ankthit dhe t’ju bëjë më të fokusuar. Nuk ka nevojë për kurse yoge apo mantra, thjesht shtrihuni dhe mendoni me veten për pak minuta.

#7 Bëni një gjë që ju bën të lumtur

“Jeta është shumë e shkurtër për të pasur mëngjes të mërzitur!” thotë Rashelle Isip, organizatore profesioniste. Mund të dëgjoni një këngë të preferuar, të shikoni një video humoristike ose thjesht t’i thoni vetes se jeni gati për të kaluar një ditë të bukur.

#8 Bëjini rrobat gati një ditë më parë

Nëse harxhoni shumë energji dhe kohë me gjetjen e veshjeve dhe kombinimeve të duhura për ditën tjetër, atëherë ju mund t’i bëni që në darkë gati dhe do të jeni thjesht më të lehtësuar mëngjesin tjetër.