Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu ka treguar se dëmi i shkaktuar ndaj Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) nga ish drejtori ekzekutiv Sami Mazreku dhe ish drejtori i Financave i BKS-së, ka tejkaluar vlerën e 1 milion eurove.
Në një konferencë për media pas aksionit ku cak ishin 47 persona, Kryeziu ka treguar se Sami Mazreku e Valon Berisha kanë keqpërdorur autorizimet që iu janë besuar nga BKS, duke ua mundësuar personave të ndryshëm dhe përmes tyre edhe vetvetes transaksionet.
Në këtë aksion janë sekuestruar 23 mijë e 700 euro para kesh, aksesorë të ndryshme, armë, pajisje elektronike, ndërsa janë bllokuar 1 milion e 300 mijë e 886 mijë euro.
“Sa i përket sekuestrimeve kemi sekuestruar të holla kesh 23 mijë e 700 euro, aksesorë orë të ndryshme armë, pajisje elektoronike, gjithashtu kemi pasur bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës Financiare të bllokojmë të hollat në vlerë 1 milion e 300 mijë 886 euro , kjo është bilanci kemi qenë në terren tetë prokuror kemi pasur rreth 400 zyrtarë policore”, tregoi ai.


