LifeStyle

8 sjellje që duhet ndryshuar para moshës 30-vjeçare

Sjellja dhe pjekuria janë treguesit se një person është rritur dhe plotësuar.

Ja disa sjellje të femrave që në moshën 30 vjeçare nuk duhet të ekzistojnë më.

Eliminimi i tyre do të tregojë pjekuri, vlerësim dhe vetëbesimi, si dhe do ju ndihmojë të ngjiteni në shkallët e karrierës, të zhvilloheni si individ si dhe të krijoni lidhje më të mira dhe afatgjata me njerëzit.

1. Të kritikoni veten në çdo foto që shkrepni – Kjo do të ul dashurinë për veten. Duajeni veten për atë që jeni dhe pranoni defektet tuaja.

2. Të dyshoni në komplimentet që ju bëjnë apo mospranimi tyre – Përkundrazi në moshën 30 vjeçare i keni arritur disa gjëra në jetë dhe komplimentet pranojini me një buzëqeshje dhe një fjalë ” Faleminderit” në mënyrën më të natyrshme të mundshme. I meritoni!

3. T’i thoni vetes që dështoni gjithmonë në çdo gjë – Nuk ka mendim më negativ dhe shkatërrues të personalitetit të njeriut se kjo gjë. Vlerësoni çdo arritje tuajën dhe përpiquni të arrini më shumë, ju këshillon EO. Dështimet janë pjesë e jetës, por ato nuk duhet t’u dekurajojnë, përkundrazi përdorini si mësime për të ardhmen.

4. Krahasimi i vetes me të tjerët – Krahasimi është një vdekje që i bëhet gëzimit dhe lumturisë. Çdo njeri është i ndryshëm dhe ka dhunti të ndryshme. Arritjet e të tjerëve nuk kanë pse ju stresojnë, përkundrazi merrni si shembull frymëzimi dhe shikoni gjërat tuaja pozitive që mund ti përdorni për të lulëzuar personalitetin dhe aftësitë tuaja personale.

5. Të thoni “po” kur në fakt mendoni për “jo” – Jeta është ë shkurtër për të kënaqur dëshirat e të tjerëve. Fillimisht mendoni për atë që doni ju dhe më pas për të tjetër. Mos tjetërsoni personalitetin tuaj vetëm për të kënaqur të tjetër. Kjo nuk do ju çojë askund.

6. Të qëndroni me njerëz dhe miq që në fakt ju stresojnë – Ju keni të drejtën të zgjidhni personat që doni të qëndroni. Miqtë janë për të sjellë çaste lumturie dhe qetësie në jetën tuaj dhe jo t’u stresojnë.

7. Të nxirrni justifikime pse nuk jeni e dashuruar – Nuk ka arsye pse duhet të justifikoni jetën tuaj personale tek miqtë apo familjarët tuaj. Nuk duhet të qëndroni me një mashkull vetëm pse e pëlqejnë miqtë tuaj.

8. Të idealizoni të ardhmen – Ajo është e fshehtë për të gjithë dhe jeta vjen plot të papritura të bukura dhe të këqija. Mirëpriteni atë me pozitivitet dhe mendje të hapur në mënyrë që të përshtateni sa më lehtë. Idealizmi i diçkaje të paditur do ju sjell zhgënjime të mëdha në jetë.