Lajme

8-vjeçarja bie nga skafi teksa po lundronte me familjen, dërgohet me urgjencë në spital

Një e mitur 8 vjeç ka përfunduar në spital, pasi po lundronte me familjarët e saj në një skaf në plazhin e Velipojës është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehët këmbën.

Ajo ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia ka shoqëruar në ambientet e policisë kufitare drejtuesin e skafit, D.H., 57 vjeç.

Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e DVKM Shkodër. Sakaq, vijon puna në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

‘Në plazhin e Velipojës, një shtetase e mitur 8-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj, dyshohet se gjatë kohës që lundronin me një mjet lundrues skaf të familjarit të tyre aksidentalisht është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehtë këmbën.

Shtetasja e mitur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi D. H., 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar nga shërbimet e DVKM Shkodër.’, njofton policia.