Józef Peruga, 86 vjeç nga Polonia, u ul në bankat e shkollës për të dhënë provimet e maturës bashkë me nxënës shumë më të rinj, por nuk arriti t’i kalojë të gjitha.
Ai nuk mundi të vazhdonte shkollën gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse u mbajt në një kamp gjerman. Më pas, përgjegjësitë familjare e penguan të rikthehej në arsim. Pas shumë vitesh, ai vendosi të përfundonte shkollën.
Ai kaloi provimet e gjeografisë dhe gjermanishtes, por nuk arriti të kalojë gjuhën polake dhe matematikën. Megjithatë, ai është i vendosur të provojë sërish.
Për këmbënguljen e tij, bashkia e qytetit i dha një certifikatë nderi, duke e vlerësuar si shembull frymëzues.
/tiranapost
