Konkurrenti i Përputhen, Vedat Sulemanov, ishte i ftuar në “Wake Up”, ku ka zbuluar se si ka nisur që të merret me TikTok-un, i cili i ka sjellë fitime marramendëse. Vedati zbulon se brenda një nate ka arritur që të fitojë 9 mijë euro, ndërsa për një muaj ka arritur që të fitojë 105 mijë euro.
Ai shton se për të fituar kaq shumë, ka qëndruar mbi 16 orë live në këtë rrjet social.
“TikTok-un e përdora në pandemi. Isha një prej tiktok-erave të parë, të cilit i mora vëmendjen shumë shpejt se nuk kishte shumë shqiptarë në atë kohë dhe me kalimin e kohës ua mësova gjithë shqiptarëve si m’u futur live, si me heq paratë, si me bërë transfertat. Thjesht isha i mërzitur, ishte një kohë në të cilën ishte pandemia, më ranë disa raste në jetën time që ishin të komplikuara me i përballuar dhe gjeta vendin tim në TikTok. Edhe mendoj se jam një nga personat, i vetmi që foli për të ardhurat e TikTok-ut. Unë mund të them që brenda një nate kam fituar rreth 9 mijë euro. Unë jetoj edhe jashtë dhe jam një person që eci shumë, domethënë në Europë, në Azi e krejt. E në Azi ishte pak më e avancuar TikTok-u dhe mora guximin të rrija 1 javë në kompjuter me i lexuar krejt. Në atë kohë që isha unë në TikTok mund të them lirisht nga 10 mijë euro e lart. Varet nga koha që kalon. Unë për një muaj kam marrë 105 mijë euro. Live-t, ku unë rrija mbi 16 orë live. Kisha sfida. Po isha edhe një nga të parët që bëja emisione.”