Nëpërmjet këngës “A pyte”, të publikuar ditën e djeshme, Olsi Bylylku tregoi se i ka dhënë fund lidhjes së tij me këngëtaren, Elgi Tako.
Një reagim ka ardhur dhe nga Egli, e cila ka preferuar t’i përgjigjet po me këngë ish të dashurit të saj, dhe ka zgjedhur pikërisht Marco Mengonin, fituesin e Sanremos për ti treguar atij se e ka gabim dhe se gjithçka mes tyre ka përfunduar.
Olsi dhe Egli duket se i dhanë fund lidhjes së tyre 4 vjeçare dhe tani secili po vijon me karrierat respektive.
Olsi në aktrim e këngë, ndërsa Eglin e kemi parë të angazhuar më së shumti me postime në rrjetet sociale por që sigurisht nuk do të mungojnë prej saj edhe projektet muzikore.