LifeStyle

Sipas stilistëve, këto 6 rregulla mode bien poshtë në vitin 2023

Moda po evolon gjithnjë e më shumë dhe rregullat e vjetra për atë se çfarë duhet të veshësh nuk kanë më kuptim, veçanërisht në vitin 2023 (përveç veshjeve të dasmës, sigurisht).

Disa stilistë ndajnë me ne ca rregulla të pashkruara mode, që mund t’i thyeni si të doni ju!

1- Birkenstocks janë jashtë mode

Në fakt, sandalet/shapkat “Brikenstocks” janë rikthyer, madje me detaje të përmirësuara.

Ato kanë kaluar nga shapka të thjeshta përditshmërie në versione elegante, madje edhe luksoze me bashkëpunime me firma si Manolo Blahnik apo Dior.

Sidoqoftë, jashtë mode apo në modë, ju jeni të lirë t’i vishni dhe t’i kombinoni ato si të doni.

2- S’mund të visheni me tuta sportive për të dalë.”

Në 2023-shin, rehatia është çelësi, dhe po ashtu edhe eksperimentimi.

Leah Taylor, stiliste, thotë se viti 2022 i mësoi asaj si të kombinojë veshje sportive me ato më klasike/serioze. Janë rastet ideale ku rehatia takohet me modën.

Tani, mund të vishni tuta për të dalë për një pije, të kombinoni kostume sportive me taka – gjithçka që ju bën të ndiheni mirë!

3-Mos i përzieni metalet.”

Prej kohësh ka ekzistuar ideja se llojet e metaleve nuk duhen përzier, ndërsa tani ju mund të eksperimentoni pa frikë me bizhuteri të argjendta dhe ngjyrë floriri njëkohësisht. Rregullat janë bërë për t’u thyer, veçanërisht ato të modës.

4 – “Mos u ngarkoni shumë me bizhuteri dhe aksesorë.”

Në fakt, aksesorët mund të transformojnë tërësisht një veshje, kështu që nëse doni të merrni vëmendje vetëm me bizhuteri, pse të mos e bëni?

5 – “Qëndroni te neutralet.”

Ngjyrat janë një formë shprehjeje dhe tani, fatmirësisht, të gjithë kanë mundësinë t’i aplikojnë, edhe nëse profili i tyre profesional mund të jetë më serioz.

Të gjithë i duam veshjet e zeza, si zona jonë e sigurt – por ngjyrat na bëjnë po aq mirë dhe i japin dritë portretin tonë!

6 – “Provoni çdo trend të modës.”

Në vitin 2023, më e rëndësishmja është të gjeni çfarë funksionon më mirë për ju. Mos vraponi pas një trendi vetëm se është “trend”, nëse nuk ju përshtatet apo nuk është stili juaj. Ama, sigurisht, mund të eksperimentoni me pamjen tuaj, keni dëshirë dhe jo se “duhet”.