ShowBizzz

Qetsori rrëfehet si asnjëherë më parë, zbulon momentin më të sikletshëm në BBVIP: Të presim kokën…

Qetsori Ferrunaj ishte dje i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u foli për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”.

Ish-banori u shpreh se dyshja më e vërtetë aty ka qenë Keisi me Visin, pasi ishin shumë dirket dhe normalë. Gjithashtu ka treguat edhe situatën kur është ndjerë keq dhe ka qenë një moment me Luizin.

Bieta: Dyshja më e vërtetë ishte?

Qetsori: Të vërtetë ishin Keisi-Visi. Të pa përfshirë në lojë, shumë direkt dhe normalë

Bieta: Ti the se flet me të gjithë, por lojtarët që nuk do e vazhdoje raportin jashtë?

Qetsorin: Me Efin. Unë kam bërë një foto me të, vajza ime kishte dëshirë, nuk ka problem

Bieta: Protagonistët e Big Brother?

Qetsori: Olta dhe Luizi, dhe unë i treti

Bieta: Situata më e sikletshme brenda për ty ka qenë…

Qetsori: Jam ndjerë shumë rëndë në një moment kur kishim ato fillimet e pak njohjes me Luizin. Atje përdorej shpesh kjo gjuha e dhunës, ‘të presim kokën’ që unë nuk i shikoja të arsyeshme të thuheshin ato fjalë as indirekt sepse lënë gjurmë fjalët. Në një moment ishim jashtë kur tha ‘i pres kokën oktapodit’. Tani nga zonë bregdetare isha unë. Kisha 3 ditë që kisha hyrë, ende nuk isha përshtatur as me gjumin, ushqimin me banorët. Kur më tha atë, u lëndova vërtetë shumë se nuk kisha bërë ndonjë gjë që ta shprehte, por e tha. Jam prind me 3 fëmijë dhe nuk ta toleroj aq kollaj fjalën e rëndë. Lojë-lojë, në kuadër të lojës por e the.

Bieta: Mësimi që more nga ky BB VIP ishte…

Qetsori: Eksperiencën të jetoja me kaq shumë njerëz dhe tipe të ndryshme e kisha. Si këta njerëz me thënë të vërtetën, që hasa brenda, më pak i kisha hasur jashtë. I kisha shmangur.