Luiz Ejlli u shpreh se me Jorin ka pasur marrëdhënie të mirë, por më pas nuk i pëlqente sjellja e saj. Ndërkohë, Olta ndërhyri duke thënë se Luizi ka pasur pëlqim për Jorin dhe këtë fakt sipas saj, e tregonin gjestet e tij. “Nëse Kiara nuk do të rifutej në shtëpi, mes Luizit dhe Jorin do të niste diçka”, tha aktorja.
Luizi: Me Jorin kam pasur marrëdhënie shumë të mirë, deri në një moment që filloi t’i jepte pak gojës, edhe që po e frynte i madhi (Kristi). Aty ma prishi qejfin. Unë i thashë çfarë të keqe pate nga unë që kur erdhe? Të afrova vetë, nuk më afrove ti. Të dhashë tutat.
Olta: Çudi që afrove Jorin të parën
Luizi: Të ndihmova për të të votuar për foton më të bukur
Olta: Jori kokrra e yllit, si mos ta afronte Jorin ai?! Jori ishte absolutisht më e bukura në shtëpi. Ai është tepër strategjik, përveçse i dhuronte trëndafila kur nuk ishte Kiara. Ky është një mister tjetër.
Luizi: Po pse e kap momentin e trëndafilit
Olta: Unë pashë në video që i dhurove një trëndafil
Kristi: Është e vërtetë që sa u rifut Kiara, u shkëput shumë me Jorin.
Olta: U shkëput direkt
Kristi: Në mënyrë të frikshme
Olta: Nëse nuk do të kishte rihyrë Kiara, ai do të vazhdonte diçka me Jorin. Ai e kishte vërtetë qejf Jorin.
Luizi: Ajo (Olta) e lëshoi kunjën
Olta: Jorin e zgjoje çdo mëngjes. Nuk rrije dot pa të. E kapje për qafe, bëje xhiro rreth pishinës. Ti fillove të krijosh një marrëdhënie goxha të afërt me Jorin.