ShowBizzz

“Nëse Kiara nuk do të kishte rihyrë, Luizi do të vazhdonte diçka me Jorin”, vjen deklarata e papritur nga ish-banorja e BBV

“Big Brother VIP” të këtij sezoni i erdhi fundi mbrëmjen e djeshme, por debateve dhe aludimeve jo.

Olta Gixhari i çuditi të gjithë në post BBV me një deklaratë që bëri në lidhje me Luizin.

Aktorja tregoi se nëse Kiara nuk do të kishte rihyrë në program, Luizi do të ishte afruar shumë me Jorin.

“Nëse Kiara nuk do të rifutej në shtëpi, mes Luizit dhe Jorin do të niste diçka”, tha aktorja.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Me Jorin kam pasur marrëdhënie shumë të mirë, deri në një moment që filloi t’i jepte pak gojës, edhe që po e frynte i madhi (Maestro). Aty ma prishi qejfin. Unë i thashë çfarë të keqe pate nga unë që kur erdhe? Të afrova vetë, nuk më afrove ti. Të dhashë tutat

Olta: Çudi që afrove Jorin të parën

Luizi: Të ndihmova për të të votuar për foton më të bukur

Olta: Jori kokrra e yllit, si mos ta afronte Jorin ai?! Jori ishte absolutisht më e bukura në shtëpi. Ai është tepër strategjik, përveçse i dhuronte trëndafila kur nuk ishte Kiara. Ky është një mister tjetër.

Luizi: Po pse e kap momentin e trëndafilit

Olta: Unë pashë në video që i dhurove një trëndafil

Kristi: Është e vërtetë që sa u rifut Kiara, u shkëput shumë me Jorin.

Olta: U shkëput direkt

Kristi: Në mënyrë të frikshme

Olta: Nëse nuk do të kishte rihyrë Kiara, ai do të vazhdonte diçka me Jorin. Ai e kishte vërtetë qejf Jorin.

Luizi: Ajo (Olta) e lëshoi kunjin

Olta: Jorin e zgjoje çdo mëngjes. Nuk rrije dot pa të. E kapje për qafe, bëje xhiro rreth pishinës. Ti fillove të krijosh një marrëdhënie goxha të afërt me Jorin.