ShowBizzz

Dua Lipa konfirmoi lidhjen me Romain Gavras, reagimi i ish-të dashurit të saj i shokoi të gjithë

Në një dalje të fundit publike, Dua Lipa më në fund ka shuar zërat për romancën me Romain Gavras, duke konfirmuar se janë së bashku.

Menjëherë pas publikimit të fotove të dyshes, ndjekësit kanë shpërthyer në kritika për shkak të diferencës së madhe të moshës, teksa shprehin se Dua edhe të atin e ka më tërheqës se partnerin.

Shumë të tjerë e kanë cilësuar “të verbër” që ka ndërruar Anwar Hadid me të.

E duket se as këtij të fundit nuk i ka pëlqyer.

I njëjti ka postuar një selfie në InstaStory, në të cilën shtoi:

“Po mundohem të mos e gjej dhe ta vras atë”.

Ndjekësit kanë dyshuar se ky reagim erdhi pasi krijuesja e hitit “Levitating” konfirmoi romancën e re.

 

Dua dhe Anwar ndërkohë kanë qenë në një lidhje dashurie për më shumë se dy vite.

Romain nga ana tjetër më parë ka qenë i lidhur me artisten tjetër shqiptare, Rita Orën.