Stesi i ftuar në “Mos i bjer me top”, nuk kishte si t’i shpëtonte as pyetjes në lidhje me ish-partneren e tij Keisi.
Ai ka treguar se i ka mbyllur përgjithmonë gjërat me Keisin, por për të ngelet sërish një vajzë e mrekullueshme. Përsa i përket një bashkëpunimi me Luizin, Stresi shprehet se është i hapur për çdo bashkëpunim muzikor.
Ronaldo Sharka: Në çfarë raporti je t’i me Keisin?
Stresi:Në radhë të parë është një vajzë e mrekullueshme, shumë e mirë. Raporti mes nesh ka marrë fund, por respektohemi shumë familjarisht. Dy familjet kanë kontakt shumë të mirë, edhe aty ka ngelur domethënë.
Ronaldi Sharka: Të ka shkruar Keisi, jeni takuar?
Stresi: Jo kemi folur natën finale.
Erjola Doci: Kush ishte mesazhi i parë, kujt i çove mesazh sapo dole, mos vallë ishte Keisi?
Stresi: E vërtetë s’mund ta mohoj.
Erjola Doci: Po një bashkëpunim muzikor me Luizin do vinte?
Stresi: Për muzikë, jam i hapur edhe për bashkëpunime. Muzika është diçka ndryshe nga Big Brother dhe nga politika.
Erjola Doci: Domethënë Keisi dhe Kiara presin ndonjë baladë!
Stresi: Jo unë i kam mbyllur baladat për këtë vit.