Është një betejë e butë që e kemi zhvilluar prej shekujsh, ajo që synon të zhbëjë stereotipet dhe paragjykimet gjinore. E bëjmë për ne, por edhe për t’u garantuar brezave të ardhshëm një shoqëri më të mirë se ajo që kemi ndërtuar deri më tani, atë të dominuar nga burrat ose të supozuar të tillë, të cilët kanë zgjedhur të vendosen në krye të hierarkisë njerëzore.
Gjërat po ndryshojnë, është e vërtetë. Edhe pse hapat e deritanishëm, siç dëshmohet nga gjithçka rreth nesh, janë ende shumë të vogla dhe të ngadalta. Dhe kjo është po aq e vërtetë për femrat sa është për meshkujt. Sepse ndërsa nga njëra anë luftojmë për të kërkuar lirinë që na takon dhe të gjitha mundësitë që u janë rezervuar gjithmonë meshkujve, ato dërrmohen nga stereotipet, në radhë të parë ai i mashkullit Alfa.
Dominuesi, supremi, lideri agresiv. Udhëheqësi i tufës. Ai që i magjeps dhe josh gratë, vetëm për t’u thyer zemrat. Megjithatë, ai nuk është i vetmi, sepse përkrah tij është shfaqur edhe një tjetër stereotip, ai i mashkullit Sigma. Por a kishim vërtet nevojë për të?
Na ishte njëherë mashkulli Alfa
Mashkulli Alfa ka populluar dhe dominuar gjithmonë mitologjinë mashkullore. Profili që përvijon figurën e këtyre burrave lidhet drejtpërdrejt me modelin e ujqërve që jetojnë në tufa, edhe të udhëhequr dhe të dominuar nga një lider. Alfa, për të qenë të saktë.
Po kush është ky mashkull për të cilin flasim kaq shumë? Pa rënë në klishe, meshkujt që mund të përkufizohen si Alfa kanë disa karakteristika të përbashkëta. Dhe nuk u pëlqejmë të gjithëve.
Ata janë njerëz shumë të sigurt dhe veçanërisht ambiciozë. Ata janë individë të vendosur dhe simpatikë dhe dinë të kënaqin. Por ata gjithashtu mund të jenë zotë, agresivë dhe madje diktatorialë. Me pak fjalë, ato përfaqësojnë gjithçka që, sipas shoqërisë, duhet të jetë maskuliniteti.
Ata janë të bukurit dhe të mallkuarit. Janë budallenjtë që ne kritikojmë, por na tërheqin vazhdimisht. Dhe nëse është e vërtetë që me racionalitet të kthjellët jemi të vetëdijshëm për faktin se është më mirë t’i largojmë njerëzit e tillë, vetëm për të rënë gjithmonë në kthetrat e tyre, është gjithashtu e vërtetë që nuk jemi viktimat e vetme të këtij stereotipi.
Në fakt, meshkujt jetojnë përherë dhe vazhdimisht nën presionin që rikthehet ky profil mitologjik, ai i imazhit të “burrit të vërtetë”. Ata nuk mund të jenë empatikë, të ndjeshëm apo të prekshëm, nuk mund të qajnë dhe të emocionohen, të tregohen të dobët, sepse kjo është prerogativa e grave, si seksi më i dobët. Dhe gjithashtu sepse nëse e bëjnë, roli i tyre në shoqëri humbet.
Megjithatë, për fat të mirë, bota është e bukur sepse është e larmishme. Dhe ndoshta nga kjo vetëdije lindi nevoja për të krijuar stereotipa të rinj. Pas mashkullit Beta, i cili është e kundërta e mashkullit dominues – dhe që nga ana tjetër përfaqëson gjithçka që një mashkull nuk duhet të jetë kurrë – ka dalë edhe mashkulli Sigma.
Rrjetet sociale janë kujdesur për popullimin e këtij sektori të mitologjisë androgjenike. Dhe kush tjetër? Pikërisht në rrjet filluam të flasim për mashkullin Sigma. Mjaftuan disa tweet-e dhe shumë shpërndarje për ta shndërruar këtë profil në një meme të modës në TikTok.
Por kush janë meshkujt e rinj të Sigma? Me siguri ata kanë shumë karakteristika të përbashkëta me Alfat, duke përfshirë edhe personalitetin dominues. Duket se femrat i pëlqejnë shumë, gjë që i bën ata të trembin meshkujt alfa që e kanë konsideruar veten gjithmonë superiorë dhe pa rivalë.
Kush është mashkulli Sigma dhe pse nuk na duhej një stereotip tjetër?
Paradoksi që lind kur luftojmë për diçka është të lejojmë që “armiku” ynë të përsëritet në forma të tjera. Ndaj, ndërkohë që kundërshtuam etiketimet, lindi një tjetër, krejtësisht i përshtatshëm për rrjetet sociale, ai i mashkullit Sigma që popullon skenarin mashkullor dhe u jep grave një shans të ri.
Karakteristikat e mashkullit Sigma, siç kemi parashikuar, janë shumë të ngjashme me atë të mashkullit Alfa. Ajo që i dallon realisht është se të parët janë sigurisht më introvertë dhe më të vetmuar se të dytët, që nga ana tjetër lëvizin në tufa. Ata, gjithashtu, janë padyshim në krye të piramidës së hierarkive dhe sigurisht superiorë ndaj homologeve të tyre femra. Por nuk ka dëshirë të vërtetë për dominim, por më tepër një vetëdije e natyrshme që i bën ata të konsiderojnë veten superiorë.
Edhe pse nuk ka asnjë kërkim shkencor që të kthejë një profil të saktë të mashkullit sigmoid, ne kemi mbledhur të dhëna të ndryshme në rrjetet sociale për të provuar të përvijojmë disa nga tiparet karakteristike të këtyre meshkujve.
Ata janë ujqër të vetmuar që dallohen nga turma;
Nuk u pëlqen të veprojnë në tufa;
Ata janë individë jashtëzakonisht të lirë;
Pavarësisht karakterit shumë të fortë ata kanë një zemër të butë;
Ata nuk kanë nevojë për pëlqimin e të tjerëve për t’u bërë shefa dhe udhëheqës;
Ata janë introvertë;
Ata zgjedhin me kujdes njerëzit me të cilët do të ndajnë jetën e tyre (miq dhe partnerë), edhe nëse preferojnë të jenë vetëm;
Gratë i pëlqejnë.
Me pak fjalë, sipas asaj që del në rrjetet sociale, mashkulli Sigma është thjesht njeriu që të gjithë e kemi pritur. Jo një princ simpatik, por as ujku i keq nga i cili kemi ikur gjithmonë. / bota.al