Një nga veshjet që po bien në sy ditët e fundit është edhe setra pa sutjene, duke lënë gjoksin të shfaqet më shumë.
Kjo modë po e ndjekë këngëtaret, moderatorët e së fundmi edhe disa aktore e politikane, shkruan “Kosovarja”.
Për disa kjo mund të cilësohet trend i momentit por për disa veprim që nuk do ta bënin asnjëherë.
Këtë trend tek artistet tona e para e filloi Rita Ora në vitin 2014 në një event me rëndësi.
Kurse vitet e fundit me këtë stil veshje janë parë: Arbana Osmani, Elvana Gjata, Jonida Maliqi, Antonela Berisha, Marigona Krasniqi, Keisi Medini, Fjoralba Ponari, Adriana Matoshi, Nora Istrefi, Zhaklin Lekatari, Kejvina Kthella dhe shume personazhe të ndryshme publike,shkruan “Kosovarja”
/Kosovarja/Edona Vllasaliu Bajoku/