ShowBizzz

Celine Dion anulon turneun muzikor pas problemeve me shëndetin

Celine Dion njoftoi “me zhgënjim të madh” se po anulon turneun e saj botëror “Courage” për t’u fokusuar në shëndetin e saj.

Këngëtarja u diagnostikua me sindromën e ngurtësis së muskujve në dhjetor 2022, postoi listën me 42 koncertet e saj evropiane të anuluara përmes Instagramit me një mesazh që shprehte dhimbjen e saj.

“Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë. Po punoj shumë për të rindërtuar forcën time, por turneu mund të jetë shumë i vështirë edhe kur je 100%”, filloi ajo, shkruan PageSix.

“Nuk është e drejtë për ju që të vazhdoni të shtyni shfaqjet, dhe megjithëse më thyen zemrën, është më mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të rikthehem përsëri në skenë”, shtoi ylli.

Dion i siguroi fansat se ajo “nuk po heq dorë”, megjithatë, dhe “mezi pret t’i shohë” përsëri.

Ekipi i saj tha se biletat do të rimbursohen përmes pikës origjinale të shitjes.