Nita Latifi pak ditë më parë u pa në një hotel me Shpatin, duke nxitur zërat se mes tyre mund të kishte një lidhje.
Megjithatë, këto zëra i hodhi poshtë vet këngëtarja.
Në një intervistë, për herë të parë ajo tha që takimi me Shpatin ka qenë për arsye pune, pasi ai do të jetë pjesë e klipit më të ri të Nitës.
“E pashë lajmin. Plus më keq në hotel (qesh). Po, po e them për herë të parë, atë që mbase edhe nuk keni dëshirë me dëgju. Jam taku për çështje pune. Ai do të jetë pjesë e klipit tim të ri”, deklaroj Latifi.