ShowBizzz

Eni Çobani paralajmëron ashpër Violetë Kukajn: Ndalni kërcënimet, do e ktheni pasurinë e marrë

Pas bujës javën e kaluar, avokatja Eni Çobani e ka nisur emisionin e sotëm me një përshëndetje speciale për dy ish-kunatat e Violetë Kukajt.

Drejtuesja e rubrikës ‘Shihemi në gjyq’ ka pasur edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për këngëtaren Kukaj dhe noteren Krasniqi.

Ajo iu ka bërë thirrje të dyjave që të ndalojnë kërcënimet ndaj motrave Retkoceri.

‘I drejtohem edhe një herë si zonjës Krasniqi ashtu edhe zonjës Violeta. Bëni kujdes me intimitimin kundrejt ish-kunatave që kanë thënë një të vërtetë të tyre. Nëse keni një të vërtetë tjetër nga ajo unë ju ftoj publikisht të vini t’iu dëgjojmë. Dhe nëse është e vërtetë, ju themi më fal por nuk ka më fal nëse nuk përballeni.

Nëse keni zgjedhur profile fallco të më drejtoheni, po ua them publikisht që do jem pjesëmarrëse në të gjitha seancat që do zhvillohen në Prishtinë. Dosja e tyre është tek unë’, është shprehur zonja Çobani.

Ajo ka thënë se e mbron të tërë familjen Retkoceri teksa ka falënderuar gjyqtarin e shkallës së parë që ka dhënë një vendim për të bllokuar pasurinë që Violeta pretendohet se e ka marrë përmes noteres Sevdije Krasniqi.