ShowBizzz

Afrona prezantoi partnerin e ri, Blero i bën “diss” me foton intime me të dashurën

Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë ndarë, por thumbat për njëri-tjetrin në rrjetet sociale nuk kanë ndalur. Pak kohë më parë këngëtari i njohur akuzoi me deklaratat e tij se ish-bashkëshortja kishte në fokus paranë dhe e shfrytëzonte vetëm për interesat e saj.

Nga ana tjetër, modelja e njohur i mohoi këto deklarata dhe tregoi se është shumë e lumtur me partnerin e ri duke postuar një foto krah tij.

Blero gjithashtu ka bërë të njëjtën gjë. Këngëtari ka treguar se është në një lidhje pasi ka publikuar një foto intime ku shfaqet duke u puthur dhe në një postim tjetër tregon se ka të dashurën më të mirë që e ka pasur ndonjëherë.