Rrugëtimi i Armaldo Kllogjerit ka qenë plot ulje-ngritje në “Big Brother VIP”.
Si fillim ai u pa i afërt me Olta Gixharin në ditët e para në reality show, ku qëndruan edhe të izoluar në rulotë. Më pas kaloi në krahun e Luiz Ejllit vetën që më vonë të shihej sërish mbështetës i Oltës në lojë.
Mirëpo jashtë programit, Armaldo ka një raport mjaft të mirë me aktoren.
Për këtë, tenori ka folur së fundmi teksa ishte i ftuar në një intervistë.
Ai ka deklaruar se Olta në një moment donte t’ia bënte ‘8 me 2”, por më pas u kaluan hatërmbetjet.
“Asnjë vetëm Olta në një moment donte të më bënte 8 me 2, po e shkëputëm hatërmbetjen dhe kemi një marrëdhë shumë miqësore…”-tha ai.
Kujtojmë se Oltës iu desh ta linte rrugëtimin e BBV përgjysëm, për shkak të gjendjes jo të mirë emocionale.