ShowBizzz

E quajti finaliste jo të denjë, Dea Mishel i reagon deklaratës së Nita Latifit

Një nga ish banoret e “Big Brother VIP 2” që ka tërhequr mjaft vëmendje së fundmi është Nita Latifi.

Me deklaratat e saj të ndryshme, Nita ka shkaktuar mjaft zhurmë në rrjet. Një prej tyre lidhet me finalisten e reality show-t, Dea Mishel.

Nita u shpreh se Dea ka qenë një nga banorët që e ka merituar më pak finalen e BBV. Madje ajo ngriti dyshime edhe ndaj produksionit.

Nisur nga këto deklarata të Nitës, ka reaguar pak më parë Dea Mishel, teksa ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

E pyetur se kush nga banorët duket se ka ndryshuar si shkak i famës, por edhe jo domosdoshmërisht prej saj, Dea përmendi emrin e Nitës pa u menduar dy herë. Më tej Dea ka pohuar se do të donte të sqaronte çdo gjë me të.

“Mendoj të paktën në raport me mua është Nita, pasi e kam parë që ka dhënë disa deklarata të pakuptimta lart e poshtë.

Diçka që ajo mund të m’i thoshte edhe mua sepse ne flasim. Mund të më merrte në telefon, nuk kishte nevojë të fliste”, është shprehur ish-banorja