Kur Al Pacino mësoi se e dashura e tij 54 vjet më e re, Noor Alfallah, ishte shtatzënë, i kërkoi asaj të bënte një test të atësisë.
Sipas një burimi të Page Six pranë çiftit, 83-vjeçari nuk besonte se fëmija ishte i tij për shkak të një problemi mjekësor që zakonisht shkakton infertilitet.
Alfallah, e cila është në muajin e tetë shtatzënë, bëri një test që vërtetoi se aktori legjendar ishte babai i fëmijës së saj.
Burimi shton se Pacino ishte tronditur kur ka marrë vesh se e dashura e tij 29 vjeçare ishte shtatzënë.