Kejvina Kthella dhe Luiz Ejlli kanë patur një marrëdhënie me ulje ngritje mes tyre.
Pasi u pezullua nga gara e “Big Brother VIP” për shkak të dhunës fizike që ushtroi ndaj Luizit, Kejvina u shfaq e penduar në rrjetet sociale e madje filloi t’a mbështeste këngëtarin.
Mirëpo duket se pas përfundimit të programit, ku Luizi u shpall fitues, gjërat mes tyre ndryshuan sërish.
Së fundmi është vënë re se Kejvina e ka hequr këngëtarin nga ndjekësit në Instagram, ndërsa ky i fundit jo.
Kujtojmë se në intervistat e tij ai ka bërë të ditur se Kejvina është një prej ish banoreve të cilën nuk e ka takuar pas daljes, e mbase kjo mund të jetë një hatërmbetje nga ana e modeles që ka shkaktuar këtë veprim ndaj Luizit.