ShowBizzz

Taylor Swift gruaja e dytë më e pasur në muzikë

Sipas listës së fundit të publikuar nga “Forbes”, Taylor Swift është gruaja e dytë më e pasur në industrinë e muzikës, me një vlerë neto prej 740 milionë dollarësh.

Artistja ka kaluar Madonna-n dhe Beyonce dhe Taylor zyrtarisht po shkon drejt fronit.

Cili është çelësi? Pasuria neto e Taylor do të rritet akoma më shumë nëse ajo vazhdon “Eras Tour” e saj jashtëzakonisht të suksesshëm.

Sakaq vendi i parë i takon Rihanna-s. Me një vlerë neto të vlerësuar prej 1.4 miliardë dollarësh, ajo merr pa sforcim kurorën si gruaja më e pasur self-made në muzikë.